Denoncon zhdukjen e shokut, arrestohet vetë si autor i dyshuar

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, si i dyshuar për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij me inicialet F.F.

Aleksandër Fadili, banues në rrethin e Peqinit denoncoi në polici zhdukjen e shtetasit me inicialet F.F. Policia u vu menjëherë në lëvizje pas marrjes së dëshmisë së tij dhe pasi hetimeve, lindën dyshimet se vetë denoncuesi është autori i dyshuar i zhdukjes së 3-vjeçarit F.F.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill të këtij viti. Policia e Kurbinit deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe shkencore që fajësojnë Aleksandër Fadilin.

Uniformat blu dyshojnë se Fadili e ka vrarë dhe më pas zhdukur shokun e tij 30-vjeçar, po banues në Peqin dhe thotë se është vënë në kërkim për gjetjen e trupit të tij./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi