Denoncimi i STOP për mësuesen që dhunon nxënësit, reagon Ministria

Një tjetër skandal dhune në shkolla u bë publik nga emisioni “Stop” në Televizionin Klan. Pamjet tregojnë një mësuese të shkollës së  “Shen Vasilit” në Sarandë duke dhunuar verbalisht e fizikisht nxënësit e klasës së parë.

Në momentin kur mësuesja Miranda Bodini dhunon të vegjëlit, në klasë ndodhet dhe një kolege e saj, e cila siç shihet në video nuk reagon për asnjë moment.

Zyra Arsimore e Sarandës dhe shkolla janë duke e shqyrtuar rastin dhe të hënën Komisioni Disiplinor pritet të marrin një vendim. Skenat e shfaqura janë shumë të rënda dhe të papranueshme, çka sipas Zyrës Arsimore mund të çojë deri në përjashtimin e mësueses nga sistemi arsimor.

Kjo nuk është hera e parë që denoncohet dhuna e mësuesve në shkolla./Tv Klan/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi