Dëmi 9 mln euro, në kërkim organizatori i skemës mashtruese

Skema mashtruese me faturat fiktive të TVSH-së, tatimit mbi vlerën e shtuar, që llogaritet t’i kenë shkaktuar shtetit një dëm disa milionë euro, çoi mbrëmjen e së mërkurës disa persona pas hekurave. Të enjten policia vijonte të kërkonte organizatorin e dyshuar të skemës dhe disa persona të tjerë.

Organizatori kryesor i skemës së mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ende nuk është vënë në pranga. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është mes 5 personave të shpallur në kërkim për dëmin prej 9 mln euro që i është shkaktuar administratës tatimore.

Mbrëmjen e së mërkurës 6 persona u arrestuan pasi për ta gjykata e Tiranës kishte caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. Pas një hetimi disa mujor të kryer nga drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Prokuroria e Tiranës janë siguruar fakte dhe prova materiale se këta persona kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura fiktive për subjekte të treat.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik prej 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim akuzohen për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, dhe “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularëve”. Ndërkohë dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet ./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi