Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq

Për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Ilir Meta, ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të Ministrisë së Brendshme deri sa Kryeministër të jetë Edi Rama, i cili sipas tij, mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, mbyllet reagimi i Bashës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi