Deklarohet Mourinho, këtë lojtar dua ta kem në skuadër

Menaxheri i Manchester United-it, Jose Mourinho, deklaroi në prag të takimit të sotëm me Chelsea-n në Stamford Bridge, se do të donte të sjell në ekipin e tij Eden Hazardin, lojtarin më të mirë të londinezëvë.

Megjithatë, ish-menaxheri i Chelsea, i cili me klubin londinez fitoi tre tituj të kampionit në Angli, është i bindur se klub i Londrës kurrë nuk do të lejonte një gjë të tillë.

“Unë dhe Hazardi kemi pas raporte të mira, ishim kampionë bashkë, prandaj mendoj se ndjenjat janë të mira. E kaluara flet se kur Hazard është lojtari më i mirë i Premierligës, Chelsea bëhet kampion. Kjo ndodhi me mua, kjo ndodhi edhe me Antonio Conte-n. Ky zezon është në fillimet e veta, por nëse ai është lojtari më i mirë i ligës deri më sot, që mendoj se është, Chelsea është në majën sepse ai është futbollist i kalibrit që mund të bëjë dallimin”, tha Mourinho, i cili nuk fsheh dëshirën për ta parë belgun në fanellën e Unitedit.

“Do të doja ta kem në Manchester United, por mendoj se Chelsea nuk do ta shesë tek ne. Nuk ka problem, sepse Chelsea udhëhiqet nga njerëz inteligjentë dhe me përvojë në futboll, prandaj mendoj se kurrë nuk do ta shesin Hazardin në Manchester United”, përfundoi Mourinho.

Belgu i shkëlqyer në tetë ndeshjet e këtij sezoni ka shënuar shtatë gola, me shfaqje të jashtëzakonshme në fushën e blertë.

Derbi i madh i xhiros së 9-të të Premierligës midis Chelsea dhe Manchester United do të luhet sot në Stamford Bridge duke filluar nga ora 13:30.

Ekipi Chelsea është i dyti në tabelë me 20 pikë, aq sa kanë edhe lideri Manchester City dhe Liverpool në vend të tretë. “Djajtë e kuq”, kanë një fillim të keq të sezonit, dhe pas tetë ndeshjeve ndodhen në vendin e tetë me 13 pikë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi