Deklarata “shokuese” e Didier Deschamps: Kalendari i ngjeshur, futbollistët rrezikojnë

Numri i ndeshjeve që futbollistët luajnë çdo vit, sidomos ata të skuadrave të mëdha që i shkojnë deri në fund kompeticioneve dhe më pas grumbullohen me kombëtaret, është një temë që prej kohësh ka krijuar polemika. Thirrja e fundit për “ndihmë” vjen nga Didier Deschamps. Tashmë trajner I Francës, ndërsa më parë një mesfushor i nivelit të lartë di se çfarë flet, pasi njeh të dyja anët e medaljes. “Kalendari është shumë I ngjeshur dhe ka pak shanse që kjo të ndryshojë. Me këtë ritëm, futbolli do të shpërthejë”, ka thënë tekniku kampion bote në një intervistë për gjermanen “Kicker”, që është shoqëruar me shumë zhurmë.

Deschamps France

“Përgatitjet para sezoneve janë shkurtuar, ndërsa klubet rrezikojnë, duke aktivizuar lojtarë që nuk janë rikuperuar plotësisht. Kjo ndikon drejpërdrejt në shëndetin e futbollistëve, ndërsa të rinjtë kanë shumë vështirësoi”, ka plotësuar më pas idenë e tij Diedier Deschamps, duke u vendosur hapur në krah të atyer që mendojnë se për hir të financave, kalendari i futbollit europian është në limitet e asaj që mund të përballojnë lojtarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi