Deklarata e fortë e Grida Dumës: Shqipëria pengoi dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin, me 99.9% nuk binden vendet skeptike

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, tha në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në “News24”, se Shqipëria po pengon edhe Maqedoninë e Veriut për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Duma u shpreh prerë në studion e “News24” se me 99.9% vendet skeptike nuk do të binden për të votuar pro integrimit të Shqipërisë në BE.

“99.9% nuk do të binden vendet skeptike dhe nuk do të ketë vendim pozitiv të Francës. Lajm i keq. Nuk e ka mbajtur historia me hatër Shqipërinë asnjëherë. Por, mendoja që rasti do donte, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë betejën e saj dhe e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, duke qenë se duke u ndarë me vendin tonë nuk do ishte në leverdinë e BE, do përfitonte Shqipëria dhe nuk do të ndahej rrugëtimi i tyre.

Fatkeqësisht, Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociatat një vit më parë. Ne bëmë një vit më parë show-n e pacipë, ku thuhej nga qeveria se janë hapur negociatat”, tha Duma.

A ka shpresë që Gjermania, Merkel, të bëjë diçka?
Ka shkuar thika shumë në palcë. E paimagjinueshme ishte që ne të ne të kishim një Holandë, që dilte kundër, por ka vende që kërkojnë edhe heqjen e vizave. Sot ndodhemi si lypës në dyert e Evropës. Po, sot dëgjojmë këtë të thotë që “ne kemi Shengenin Ballkanik”. Po çfarë shpikjeje është ky “Shengeni Ballkanik”?

Ne nuk kemi arritur sot të jemi aq shqiptarëdashës sa dhe barrierat ekonomike me Kosovën t’i ulim. Nuk kemi ndërtuar sot një hapësirë ekonomike të përbashkët me Kosovën. Dhe flasim sot për “Shengen Ballkanik”. Procesi i integrimit është i ndërlikuar, por që Shqipëria të hynte më mirë në paketën integruese, është thënë që Ballkani të hyjë si i tërë.

Procesi i Berlinit ishte një ndihmë që vendet e Ballkanit të komunikonin ekonomikisht më lehtë. Ne nuk morëm asnjë lekë nga ky proces. Zero projekte nga Procesi i Berlinit, e turpshme, dhe flasim për “Shengen Ballkanik”. Në vendet e Ballkanit ne shkojmë pa viza, çfarë shengeni duhet më.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi