Deklarata e çuditshme e Lu: Rama po punon për paqe e Trump për luftë!?

Ambasadori i SHBA ka bërë një reagim për votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA, vetem pasi u vu nën presion nga mediat shqiptare.

Po cili ishte reagimi?

Ambasadori Lu fliste për vendim të Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Lexojeni me kujdes, flet për vendim të Trump dhe jo për detyrim të Presidentit për ta bërë një gjë të tillë, pasi ka një vendim të Kongresit amerikan.

Një vendim pothuajse unanim. Më poshtë kur flet për bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, Lu nuk thotë asnjë fjalë për votën, por thekson se po punon për paqen dhe tolerancën.

Rama paska votuar në shërbim të paqes dhe presidenti Trump paska marrë një vendim që cënon paqen në glob?

Këtë po thotë ambasadori Donald Lu?

Pyetja që i bëhet sot ambasadorit të SHBA Donald Lu është: A i kërkoi qeverise shqiptare të mos e votonte rezolutën e Erdogan kundër SHBA-ve?

Këtë përgjigje presim…/SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi