Deda: Thaçi ka uzurpuar kompetencat e Qeverisë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në vend dhe deklarimet e udhëheqësve shtetërorë, me theks ndaj deklarimit të kryeministrit të vendit se ai nuk ka qenë i njoftuar me atë se çfarë do të veprohet, as në rastin Gjuriç e as atë me gylenistët.

Deda ka shkruar shprehja “Nuk e di” është bërë më e përsëritura nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Deda ka shtuar se përderisa dikush nuk din, është dikush tjetër, e ai është Presidenti Hashim Thaçi, që din, e madje edhe uzurpon kompetencat e Qeverisë.

Reagimi i plotë i Dedës:

Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:

“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;

“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;

“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;

“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.

Derisa dikush “nuk din”, një tjetër – Thaçi – po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi