Dëbora e rënë, mbyllen 280 shkolla në gjithë Shqipërinë

Ministria e Arsimit njoftoi se në të gjithë territorin e vendit u mbyllën 280 shkolla për shkak të pamundësisë për të vijuar procesin mësimor në kushtet e sasive të mëdha të borës.

Sipas një raporti të fundit të autoriteteve, situata në qarqe është kjo:

Në Gjirokastër – Dropull, Tepelenë, Memaliaj,  Përmet e Memaliaj, trashësia e dëborës në qytete shkon nga 25 në 30 centimetra, ndërsa në zonat rurale më shumë se 40 cm.

Për pasojë në qytete është e vështirë lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Të bllokuara janë zonat e Zagorisë, Pogonit e disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë

Qytetet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngricave, ndërsa zonat malore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Korçë- Disa fshatra të zonave malorë të Korcës e Pogradecit janë bllokuar për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës që ka arritur deri në 50 centimetra.

Te bllokuara jane zona e Lekasit, Shtylle, Velcan dhe Dardhas

Në fshatrat e thella mësimi është ndërprerë, ndërsa në pjesën tjetër orët u zhvilluan të reduktuara

Në qytetin e Korcës trashësia e dëborës arrin 10 cm, ndërsa problem mbeten ngricat për shkak të temperaturave të ulta.

Në Dibër – Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë të gjitë qarkun e Dibrës, ku thuajse gjysma e fshatrave raportohen të bllokuar ose kanë probleme në qarkullim.

Në zonat malore si Selishte, Lura, Sllova, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Melanit, trashësia e dëborës arrin deri në 45 cme trashësi.

Në shkolla mësohet se nuk është zhvilluar procesi mësimor për shkak të bllokimit të rrugëve dhe motit të ftohtë

Në Kukës – Ndërkohë i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje intesive dëborë dhe temperatura të ulta.

Trashësia e borës në qytetet Kukës 8 cm, Krumë 7 cm e në Bajram Curri 15 cm.

Në të gjithë qarkun rezultojnë të bllokuara disa fshatra në të tre bashkitë, ndërsa në të tjera zona kërkohet lëvizja me zinxhirë.

Në zonat malore mësimi u zhvillua me orë të reduktuara.

Probleme me energjinë ka në njësinë administrative Malzi e Vlahën në Kukës

Në Shkodër –  Në rrugë trashësia e dëborës kishte arritur rreth 15 centimetra trashësi  duke krijuar vështirësi për qarkullimin e këmbësoreve dhe automjeteve.

Për të pastruar rrugët bashkia nxorri në qytet 5 fadroma

Problemet më të mëdha i dha në arsim, ku 23 shkolla 9 vjeçare ndërprenë proçesin mësimor në të dy bashkitë, Shkoder dhe Vau Dejës

Në Pukë – Vetëm dy shkolla bënë mësim, të tjerat nuk u hapën. Ndërsa në Malësi të Madhe orët e u bënë të redukturara

Disa fshatra si pasojë e rrjetit të amortizuar kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në Librazhd – Janë bllokuar Sopoti e fshatra të Rrajcës në Prrenjas, Stëbleva, Fushë-Studen, Polisi.

Në Gramsh – Probleme ka në Kukur e Lenie, ku për pasojë është pezulluar procesi mësimor sikurse në fshatrat e tjerë malore të qarkut.

Sasia e madhe e borës që ka rënë në fshatin Lenie, i cili ndodhet në skajin lindor të rrethit të Gramshit, ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët.

Në Berat – Ndërkohë ka probleme me furnizimin me energji për shkak të dëborës dhe erërave të forta që kanë dëmtuar linjat e shpërndarjes. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi