SPORT

Dea Gea nuk mban më, kritikon ashpër klubin

Spread the love

David De Gea e quajti humbjen ndaj Newcastle si të “papranueshme” dhe pranon që duhet të përmirësohen në “gjithçka”. Gardiani i portës së Manchester United i bën thirrje shokëve të ekipit të rrisin nivelin e lojës.

“Kjo është ndoshta koha ime më e keqe që kam kaluar qëkur jam pjesë e klubit. Nuk e di se çfarë po ndodh. Nuk krijuam asnjë rast konkret”.

Gjithsesi, gardiani i portës kërkon të ngrejë moralin duke vënë në dukje se luajnë për një klub të madh dhe thekson që do të vazhdojnë të luftojnë fort, të stërviten fort, për të fituar sa më shumë ndeshje.

United aktualisht ndodhen në vendin e 12-te, vetëm 2 pikë me shumë nga zona e rënies nga kategoria.

Related posts

F1, Raikkonen shtyn festën e Hamiltonit, fiton Çmimin e Madh të Amerikës (Foto)

dritatv

Ëndrra për “Tripletë”, kush është më pranë!?

dritatv

Katari po mendon të braktisë PSG-në për dy arsye

dritatv

Leave a Comment