Data e zgjedhjeve vendore, Balla zbulon dy mundësitë

Presidenti, Ilir Meta ka kërkuar konsultime me palët politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Konsultimet nisën në orën 11:15 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas takimit, Balla tha për mediat se zgjedhjet mund të mbahen në një nga dy të dielat e fundit të qershorit. Pra, në 23 qershor ose në 30 qershor.

Balla tha se u diskutua me Presidentin edhe një kërkesë e operatorëve turistikë që zgjedhjet të mos zhvillohen në fund të qershorit, pasi krijojnë pengesë për sezonin turistik./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi