Dalin pamjet, Thaçi pushime në pallatin luksoz: Gjithë plazhi për të

Gazeta serbe “Blic” i ka kushtuar një hapësirë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke zbuluar vendin ku po i kalon pushimet.

“Një plazh i tërë vetëm për Hashim Thaçin”, shkruan e media serbe, teksa thekson se Thaçi po pushon në Bodrum të Turqisë, në një pallat ultra-luksoz.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, por “Blici” serb, i cili është nën kontrollin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkruan se “ndërsa në Kosovë po kërkohet data e zgjedhjeve dhe po bëhen përpjekje për tejkalimin e krizës politike, Hashim Thaçi ka vendosur të pushojë në një prej hoteleve më luksoze në Bodrum të Turqisë ku nata më së paku kushton 5.600 euro”.

“Blic” ka publikuar edhe pamjet ku, sipas tij, Hashim Thaçi është duke u relaksuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi