Dalin pamjet, “blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

Ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri janë “blinduar” me qindra kamera sigurie. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar pamjet e monitorimit të burgjeve shqiptare nga kamerat.

Në një mesazh në “Facebook”, ministrja Gjonaj shprehet se përmes investimeve që janë kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, janë arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Ministrja sjell edhe shembujt e burgut “Jordan Misja” në Tiranë dhe burgut të Peqinit ku janë instaluar sisteme të reja për bllokimin e valëve telefonike në ambientet e brendshme, për të vazhduar edhe me burgjet e tjera shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mesazhi i Gjonajt:
Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, shembulli me IEVP-të “Jordan Misja” dhe “Peqin” ku përmes instalimit të një sistemi të ri mundëm të bllokojmë valët e telefonisë celulare ne ambientet e brendshme, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha burgjet e tjera për të shmangur çdo tentativë për të komunikuar me botën e jashtme.

Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi