Daka fton subjektet politike që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi



Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në ceremoninë që është duke u mbajtur për tërheqjen e numrit të subjekteve politike për renditjen në fletëvotim për zgjedhjet e 6 tetorit ka thënë se institucioni që ajo udhëheq është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.

“Në emër të KQZ-së dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe standardeve më të larta evropiane. Vetëm zgjedhjet e lira, fer, demokratike, pa presione janë të pranuara për të gjithë”, ka thënë Daka.

Daka më tej ka ftuar partitë politike që t’i përmbahen Kushtetutës, shkruan telegrafi. “Ftoj përfaqësuesit e subjekteve politike që të respektojnë Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregullat e KQZ-së, sepse vetëm duke u angazhuar të gjithë së bashkur, arrimë zgjedhje të lira”, tha ajo.



- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi