Daily Mail: Bandat shqiptare tallen me autoritetet britanike nga burgu (Foto)

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare në Britaninë e Madhe.

Daily Mail shkruan se: “Gangsterët shqiptarë po tallen me sistemin britanik të drejtësisë nga prapa hekurave mes një vargu vjedhjesh të dhunshme në jug dhe lindje të Anglisë.”

Media raporton se kriminelët e njohur si ‘Skiftera’ janë pas vjedhjeve në shtëpitë në Londër, Kent dhe Surrey.

Sipas Daily Mail, shqiptarët postuan fotografi dhe video në Instagram e YouTube nga burgu ndërsa prisnin dënimin për vjedhje.

Në video ata shihen me para në dorë dhe duke u ulur në makina luksoze.

hqiptarët kanë përdorur telefona të paligjshëm që i kanë futur kontrabandë në burg.

Në një video të publikuar nga të burgosurit shqiptarë, 27-vjeçari Fabion ‘Gucci’ Kuci shihet duke pirë marijuanë në qelinë e tij ndërsa 26-vjeçari Azem ‘Ziro’ Dajci filmonte veten duke bërë pompa.

Gjithashtu shqiptari tjetër, Tristen Asllani, i burgosur për 25 vjet për drogë dhe armë zjarri, publikoi video duke bërë brirët e demit me grushtet e tij.

Agron Demarku, i cili ishte udhëheqësi i 5 bandave të forta, i dënuar me 63 vite burg për trafikim vajzash të moshës 16 vjeç, është fotografuar pas hekurave duke u mbajtur në ajër nga një shok i qelisë.

Ministria e Drejtësisë raportoi se i hoqi imazhet nga mediat sociale, mbylli llogaritë si  edhe sekuestroi telefonat nga të burgosurit.

Një zëdhënës tha: ‘Ne i kemi gjetur telefonat celularë të paligjshëm dhe kemi ndëshkuar përgjegjësit, ndërsa llogaritë në media sociale janë mbyllur. Qeveria njoftoi se do investojë 100 milionë paund shtesë në teknologji për të zbulimin dhe bllokimin e telefonave në burgje.”

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar po punojnë me policinë shqiptare në përpjekjen për të identifikuar hajdutët që kryejnë bastisje në jug-lindje të Anglisë.

Sipas një hetimi të Daily Mail:

-Shqiptarët kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe kanë kontroll në shpërndarjen e kokainës në Britani

-Për herë të parë shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet britanike, me 802 prej tyre pas hekurave

-Anëtarët e bandave kanë përdorur ilegalisht celularë për të bërë folur me kamera me njëri-tjetrin nga qelitë e burgjeve dhe më pas duke postuar bisedat në internet. Qelitë e dy shqiptarëve që u shfaqën në një video të fundit u bastisën nga oficerët javën e kaluar.

-Kontraktuesit shqiptarë të vrasësve me pagesë paguajnë 15.000 deri në 100.000 për vrasje

Të njohur si Mafia Shqiptare, gangsterët shqiptarë morën nën kontroll tregtinë e kokainës në Britani rreth pesë vjet më parë duke u lidhur me kartelet e Amerikës së Jugut që furnizojnë drogën.

Policia evropiane sipas Daily Mail e ka parë pothuajse të pamundur të depërtojë në bandat shqiptare, të cilat qeverisen nga një kod i rreptë besnikërie i njohur si “besa”.

Gjithashtu raporton se shqiptarët kanë një reputacion të frikshëm për dhunën, të rregulluar nga kodi i kanunit: e drejta për t’u hakmarrë.Oranews.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ministri Shala i vendosur: Taksën nuk e heqim pavarësisht presionit ndërkombëtar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 për qind ndaj mallrave Serbe dhe...

TIKA do të ndërtojë këndin e lodrave në Tiranë

  Kanë filluar punimet për ndërtimin e këndit të dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te Parku i Liqenit, që do...

Prindërit e huaj lirohen nga pagesa për mësimin plotësues të gjermanishtes

Në rastet kur autoritetet e shkollës i udhëzojnë nxënësit me prejardhje të huaj të vijojnë kurse plotësuese të gjuhës gjermane, ato duhet t`i marrin...

Së fundi

Shqipëri : Konfirmohen 25 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona. Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri...

Vetëm 55% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë...

OBSH paralajmëron: Valë e dytë e koronavirusit

Derisa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën...