Daçiqi parashikon se çfarë do të ndodhë me anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Duke komentuar përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha “Kuririt” të Beogradit se Prishtinën e pret ajo që i ka ndodhur vjet.

Siç dihet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë ishte refuzuar.

Daçiq ka përmendur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, sipas të cilit Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate e ka proceduar propozimin për votim në lidhje me anëtarësimin e Kosovës. Sipas tij kjo është një çështje teknike, porse, siç është shprehur ai, Prishtinës do t’i ndodhë njësoj si vjet, refuzimi.

“Në fakt do të kalojë njësoj. Sërish do të humbë”, është shprehur ai.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit mbahet sivjet në Kil, “vendi që nuk e ka pranuar Kosovën, e as pasaportën e Kosovës”, ka thënë Daçiq, rikujton Koha.net. Edhe ministri 9i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur skeptik në lidhje me pranimin e Kosovës në Interpol në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës ndërkombëtare të policisë, Interpol.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi