Daçiçi i sigurt për ndihmën e Rusisë, ja çfarë i kërkon për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se “Kosova kurrë nuk do ta rrumbullakojë pavarësinë e vet”.

Ai në një emisionin televiziv serb ka theksuar: “Kanë kaluar dhjetë vjet e Kosova nuk e ka rrumbullakuar pavarësinë e vet dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë”, transmeton Koha.net.

Daçiçi ka “sqaruar” pse nuk do të ndodhë kjo: “Rusia kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Ai në vazhdim tha se “Serbia, e tillë çfarë është, nuk do të bëjë kompromise të prishura në dëm të shtetit” e këtu e përkujtoi edhe reagimin e Rusisë kur sivjet në OKB dështoi miratimi i Rezolutës për gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi