BALLKANI

Daçiç vazhdon me propagandë kundër Kosovës, kësaj radhe flet për ISIS!

Spread the love

Diplomati serb, Ivica Daçiç përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka frikë se kosovarët që i janë bashkangjitur ISIS-it mund të kthehen në Kosovë.

Ai në postimin e tij tha se Kosova ka pasur numrin më të madh të luftëtareve që i janë bashkangjitur ISIS-it.

“Serbia është pjesë e koalicionit të DEAS. Ne paralajmërojmë se ka probleme të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për rekrutimin e luftëtarëve të huaj nga rajoni ynë” tha fillimisht Daçiç.

Tutje ai tha se nëse e krahasojmë me numër të banorëve, atëherë Kosova ka numrin më të lartë të përqindjes të pjesëmarrësve në luftërat e huaja.

“Territori i Kosovës kur shohim numrin e banorëve, është territori ku sipas përqindjes, ka pasur pjesëmarrësit më të lartë në luftërat në radhët e DEAS” u shprehë ministri serb.

Në fund ai u shprehë i frikësuar se nëse ata kthehen në Kosovë, pasi që do të rrezikohej edhe Serbia.

“Është një rrezik i madh që ata do të kthehen në rajonin tonë dhe se aktet terrorist do të transferohen në rajonin tonë”, përfundoi ministri Daçiç.

Related posts

Biserko: Serbët në veri më shumë frikësohen nga disa serbë, se nga shqiptarët

dritatv

Bullgaria konteston ekzistimin e maqedonishtes, “kërcënon” me bllokim për në NATO dhe BE

dritatv

Gazeta serbe: Perëndimi ka ndaluar presionin ndaj Serbisë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës

dritatv

Leave a Comment