Daçiç: Tubimi në Berlin nuk do të jetë vendimtar për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daciç ka thënë se tubimi i ardhshëm i lidervë të Ballkanit Perëndimor në Berlin nuk do të jetë vendimtar për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Daciç për televizionin serb “Prva” ka thënë se Serbia nuk do të lëshojë pe ndaj “presioneve e shantazheve”.

Sipas Daciçit Gjermania e ka organizuar këtë tubim pa konsultime me shtetet tjera, pos Francës, gjë që, sipas tij, “është dëshmi se secili dëshiron të marrë një liderizëm” në “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

Daciç e ka vkerësuar si “të dobishme për serbët në Kosovë” Marrëveshjen e Brukselit, por ka thënë se nuk është realizuar për shkak të “tolerancës së bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Prishtinës.

Duhet theksuar se Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini, ka reaguar ndaj deklaratave të Dacicit, duke thënë se nuk është e vërtetë se tubimi i Berlinit është ftuar pa dijen e Brukselit dhe shteteve anëtare.

Po ashtu, duhet përkujtuar se bisedimet mes Kosovës e Serbisë kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e jo siç i quan Dacic dhe zyrtarë të tjerë si bisedime për “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zyrtari kinez bën deklaratën e papritur: Koronavirusi ekspozoi mangësi, shpërthimi i tij ishte një provë e madhe

“Koronavirusi ekspozoi mangësi në sistemin e kujdesit publik shëndetësor në Kinë”, deklaroi të shtunën, një zyrtar i lartë shëndetësor. Zëvendësdrejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit...

Ky veprim me celularin tuaj mund t’ju verbojë!

Sa më shumë kohë po kalon aq më shumë po përdoret celulari në cdo khë të dites dhe ne cdo vend të mundshëm. Kjo...

Vlerat e qumështit të ngrohtë për organizmin!

Qumështi është natyralisht i pasur me kalcium, vitaminë D dhe kalium. Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh. Kalciumi dhe...

Së fundi

Alibeaj: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria. Ndërsa...

Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjykata e...

Meta: Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij të mbajtur para gazetarëve, deklaroi se janë shtuar rastet e personave të infektuar dhe po...