Daçiç: Mbështetja amerikane për Prishtinën nuk është e pakushtëzuar

Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i kërkuar Kosovës, heqjen e taksës ndaj produkteve serbe si dhe refuzimi i vizës për kryeministrin Ramush Haradinaj, dëshmon se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk do të jetë e pakushtëzuar. Kështu është shprehur ministri i  Ministrisë së Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç në një intervistë për mediat serbe.

Ai në një intervistë për RTS-në, ka theksuar se nuk ka njoftim zyrtar se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane, por kjo po flitet në qarqet diplomatike

“Kjo nuk është hera e parë, në karrierën e tij kjo ka ndodhur edhe më parë. Kjo konfirmon se Prishtina nuk do të heqë taksën nëse SHBA-ja nuk i kërkon këtë. Ne kemi informacione të sakta se SHBA-ja ka  kërcënuar Kosovën për heqjen e taksës, në të kundërtën do të përballen me sanksione të formave të tjera”, ka thënë Daçiç.

Tutje, ka shtuar Daçiç se është e dhimbshme për Prishtinën ajo çfarë është kërkuar nga ajo, por kjo tregon se administrata e re amerikane po përpiqet që të jap  mundësi përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme.

“Kjo është e pamundshme pa dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, edhe kjo zgjidhje është kompromisi. Amerika e mbështetë këtë dhe nuk do të lejojë mos arritjen e marrëveshjes edhe pse Prishtina është pengesë. Për heqjen e taksës kemi biseduar me presidentin Thaçi  gjatë vizitës në SHBA”, është shprehur Daçiç.

Ndryshe Daçiç është deklaruar se  Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun kur taksa të shfuqizohet. Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të përfundoj dialogu por ka theksuar se ende jemi larë ndonjë marrëveshje/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi