• Home
  • BALLKANI
  • Daçiç kërkon vazhdim të dialogut me Kosovën
BALLKANI

Daçiç kërkon vazhdim të dialogut me Kosovën

Spread the love

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesat e disa vendeve anëtare të OKB-së për ndërprerjen e mbajtjes së seancave të KS për Kosovën dhe mbylljen e punës së UNMIK-ut, duke thënë se situata në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë.

“E vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme është dialogu dhe duhet të vazhdohet me këtë dialog, dhe KS duhet të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes dhe kjo është e rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Kërkesat për të ndryshuar mandatin e UNMIK-un realisht nuk ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ai.

Daçiç tha se duhet të arrihen marrëveshje të nënshkruara me palën kosovare në Bruksel pa kushte shtesë. Ai iu ka referuar edhe raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se janë të shokuar nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviç, autorët e vrasjes të të cilit ende nuk janë sjellë para drejtësisë ndonëse nga Prishtina zyrtare ishte premtuar se do të bëjnë çmos për zbardhjen e këtij rasti.

Kryediplomati serb ka përmendur edhe rastin e arrestimit të Marko Gjuriç në veri të Mitrovicës, duke e quajtur këtë ‘sjellje të pahijshme nga institucionet e Kosovës’. Ai ka thënë se arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit, rrahja e tij dhe zvarritja e tij me një urrejtje nëpër rrugët e Prishtinës ishte poshtërim i paprecedent në historinë e diplomacisë.

“Si mund të ulet serish Gjuriç në tavolinën e bisedimeve pas një trajtimi të tillë”, tha ai, duke shtuar se nuk është e vërtetë se njoftimi për vizitën e tij është bërë me vonesë.

“Ky është akt provokimi që ka rrezikuar dialogun. Është një dëshmi për brishtësinë e situatës në Kosovë. Jemi zhgënjyer me mungesën e reagimit të shpejtë të BE-së”, është shprehur Daçiç.

Ai ka akuzuar edhe KFOR-in se ka mbyllur sytë para Policisë së Kosovës ndërsa ishte në aksion për arrestimin e Gjuriç, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë./Kosova Post/

Related posts

Tronditet politika greke. Dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra akuzohen për korrupsion

dritatv

Kandiç: Haga nuk e ka liruar Serbinë nga përgjegjësia

dritatv

“Maqedonia si shtet fqinj, do të jetë çdo herë përkrah Kosovës”

dritatv

Leave a Comment