Çupi: Marrëdhënia Rama-Meta, hipokrite

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, e cilësoi marrëdhënien Rama-Meta si një marrëdhënie “hipokrite”.

“Marrëdhëniet Rama-Meta janë të pasinqerta, hipokrite. Kur u vranë 4 persona në sheshin para kryeministrisë, ajo ndodhi për shkak të konfliktit mes tyre. Meta ka thënë gjëra monstruoze për Ramën dhe kjo ka qenë e ndërsjellë. Ata po diskretitojnë republikën dhe konceptin shtetformues të shqiptarëve. Presidenti ka gjetur sebep qesharak për këtë konflikt”, u shpreh Çuku.

“Ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka bërë presion mbi Presidentin dhe po kërkon që të zgjasë kohën e dekretimit. Nëse nuk dekretohet, kemi të bëjmë me krisë kushtetuese dhe merret nëpër këmbë republika për arsye të qëllimeve të vogla. Nuk do të ishte normale që për këtë arsye të shkarkohej Presidenti i Republikës”, shtoi analisti./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi