Cristiano Ronaldo mposht i vetëm Eibarin

Reali i Madridit ka mposhtur 2-1 në transfertë ekipin e Eibarit, në ndeshjen e parë të kësaj të shtune në La Liga, e vlefshme për javën e 28 të kampionatit spanjoll.

Dy gola të shënuar nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nga një në secilën pjesë, i kanë dhënë tri pikët e radhës ekipit “Los Blancos”, që ngjitet kështu në kuotën e 57 pikëve, i distancuar me 4 pikë nga Atletico e vendit të dytë dhe Valencia e vendit të katërt.

E nëse golin e parë e shënoi falë cilësive të tij personale, pas shfrytëzimit të një asisti nga Luca Modriç, teksa ishte i vetëm përballë portierit kundërshtar, atë të dytin e shënoi pas një gjuajtje me kokë, pas krosimit të Carvajal.

Me këtë dygolësh, CR7 ngjitet në kuotën e 18 golave në La Liga, duke iu afruar Luis Suarezit të Barcelonës, me 20, por mbetet ende larg “armikut” të tij të betuar, Lionel Messi, me 24 gola, që këtë javë do ta bëjë pushim, si pasojë e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të tretë, Ciro Messit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi