CR7 ka marrë ekskulzivitetin e goditjeve të dënimit, “rebelohet” Pjaniç: Shpresoj të guaj më shumë

Miralem Pjaniç e ka lënë pas krahëve suksesin ndaj Romës dhe sheh përpara për pjesën e mbetur të sezonit të Juves, që do të rinisë nga transferta delikate ndaj Napolit.

“Duam të shkojmë deri në fund të të gjitha veprimtarive. Nuk heqim dorë nga asgjë, kjo është karakterstikë jona, duam të luftojmë në të gjitha frontet. Në Napoli na pret një ndeshje e vështirë, ata vijnë nga një periudhë jo e mirë, por kanë cilësi”.

Prej disa kohësh Pjaniç nuk ekzekuton më goditjet e dënimit për shkak se ardhja e CR7 në ekip ka bërë që të gjuajë më shumë portugezi. “Shpresoj të gjuaj më shumë. Ndonjë mendon se goditjet e dënimit janë të lehta për t’u kthyer në gol, por nuk është kështu. është një aspekt loje ku duhet shumë punë në stërvitje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi