Covid-Europë/ Repartet e terapisë intensive nën stres…UNESKO: Mbyllja e shkollave, gjëja e fundit që duhet bërë

Rritja e përhapjes së infeksioneve nga Covid-19 po shqetëson seriozisht autoritetet shëndetësore në të gjithë Europën edhe për shkak të rrezikut të mbipopullimit të njësive të kujdesit intensiv.

Problematike paraqitet gjendja në qytetin e Lyonit në Francë, ku numri i shtrimeve ka nisur rritjen që në muajin korrik, kohë përpara përfundimit të pushimeve verore, duke bërë që sot, më shumë se gjysma e kapaciteteve spitalore të jetë e ezauruar, kryesisht nga pacientë në moshë të të re.

Ndërkohë, autoritetet po monitorojnë vazhdimisht parametrat kryesorë të pandemisë, siç është shkalla e të identifikuarve pozitive në rradhët e popullsisë, kryesisht në Lyon, Paris dhe Marsejë, ku shifrat janë mbi mesataren e vendit. Për autoritetet tani qëllimi është që t’i përgjigjen valës së dytë të mundshme pa pasur nevojë të anulojnë trajtimet e sëmundjeve të tjera në spitale, siç ndodhi në pranverë.

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të fundit rreth 8000 raste të reja të identifikuar me Covid dhe 49 vdekje.

Problematike paraqitet situata edhe në Spanjë, ku gjatë 24 orëve të fundit pati rreth 9500 raste të reja Covid dhe 156 viktima, kryesisht në kryeqytetin Madrid dhe territoret baske.

Ndërkohë që rihapja e shkollave është bërë temë debati në Kontinentin Europian, pasi ekspertët kanë frikë nga ardhja e një vale të dytë, UNESCO është shprehur se  “Sa më shumë shkolla të mbyllen, aq më të dëmshme do të jenë pasojat” kurse OBSH-ja ka theksuar se “mbyllja e shkollave është gjëja e fundit që duhet bërë”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Iran, 115 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Iran, 115 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19). Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima...

Lajme dt: 04.03.2020

https://youtu.be/qs4utgFBz4E

Cilat janë vetitë shëruese të ftoit?

    Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulcera e stomakut. Të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese...

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...