COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 5.373. Deri më tani janë testuar 208.837 persona, prej të cilëve 51.608 kanë rezuluar pozitivë.

Të dhënat e fundit vijnë një ditë pasi kryeministri Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv në COVID-19 para 10 ditëve, u dërgua në një spital në Londër pasi disa simptoma “vazhduan”.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, është anuluar takimi i kabinetit i caktuar për nesër. Nga Downing Street thonë se Johnson do të mbetet në spital edhe një natë pasi vazhduan temperatura dhe kollitjet.

“Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende po përjetoj simptoma të koronavirusit. Unë jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe jam në kontak me ekipin tim, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shkroi Johnson në Twitter.

Në reagimin fillestar ndaj pandemisë, qeveria britanike kishte zbatuar qasjen e “imunitetit të masës”, por rritja e numrit të rasteve dhe vdekjeve e detyruan atë të vendosë masa më të rrepta, përfshirë distancimin social dhe mbylljen e shkollave.

Imuniteti i masës është një koncept sipas të cilit virusi vazhdon të përhapet në një shoqëri dhe përfundimisht njerëzit pasi infektohen nga virusi bëhen imunë ndaj tij.

Princi Charles dhe Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, gjithashtu rezultuan pozitiv në testin e COVID-19 dhe u detyruan të mbeten në izolim.

Qeveria shndërroi sallën më të madhe të kongreseve në Londër, qendrën ExCel në Docklands, në një qendër të kujdesit intensiv me 4.000 shtretër.

Numri i viktimave nga koronavirus në vend pritet të rritet, ndërsa këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance tha se do të ishte “një rezultat i mirë” nëse vendi tejkalon koronavirusin me 20.000 ose më pak vdekje.

Që nga ndryshimi i qasjes nga imuniteti i masës, qeveria ka vazhduar me paralajmërimet për opinionin për të zbatuar masat e distancimit sociale dhe i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, përveç nëse është absolutisht e nevojshme të dilet jashtë.

“Dilni nga shtëpia juaj vetëm për sende të tilla si ushqim ose ilaçe, për punë ose për të ushtruar. Kur ta bëni këtë, ju PATJETËR të mbani distancën tuaj nga të tjerët”, paralajmëroi Departamenti i Shëndetësisë në Twitter.

Duke përshkruar masat e distancimit social si një “mision kritik”, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se “sa më shumë njerëz zbatojnë rregullat, aq më shpejt do të tejkalojmë të gjithë nga kjo”.

Vërejtjet e tij erdhën pas raporteve të fundjavës se njerëzit në Londër kishin mbushur parqet me motin e ngrohtë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vasili: Arta Marku e inkriminuar, nuk po heton Ramën

Kryeprokurorja Arta Marku duhet të nisë hetimet për kryeministrin Rama, shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petirt Vasil, duke e quajtur...

Milani “vrapon” drejt Championsit, dyfishin e mesatares së pikëve kundrejt Interit

Ky Milan mund të synojë realisht një vend në Champions League vitin e ardhshëm. E këtë nuk e thonë tifozët e kuqezinjve, por shifrat,...

Mianmari do të dërgojë delegacion në kampet e refugjatëve të Arakanit

Mianmari ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë që të shpjegojë procesin e rikthimit në kampet ku ndodhen qindra...

Së fundi

Studimi i fundit: Imuniteti ndaj koronavirusëve mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj

Imuniteti ndaj riinfektimit nga coronaviruset njerëzore mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit. Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, me këtë,...

4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000 njerëz kanë...

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...