COVID-19/ Nis operacioni për kthimin e shqiptarëve në atdhe, ministria shqyrton disa skenarë, priten detaje

Një ndër çështjet që u diskutua të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte dhe marrja e masave për kthimin në atdhe të shtetasve shqiptarë, që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësore.

Kemi mësuar se bëhet fjalë për afro 2200 shtetas shqiptarë, që kanë marrë kontakt me ambasadat dhe konsullatat në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar riatdhesimin.

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme thanë se shqiptarët janë të shpërndarë ne shumë shtete, përfshirë edhe Timorin Lindor, ku është bllokuar një familje.

Task Forca e ngritur pranë Ministrisë së Jashtme, nën drejtimin e zv.ministrit Agron Tare, është duke shqyrtuar disa skenarë për të bërë të mundur rikthimin e të bllokuarve. Rreth orës 20.00 pritet të bëhen publike detajet rreth këtij operacioni.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Protestë në mbështetje të personave të ndaluar në Kukës

Në Tiranë është mbajtur përsëri një protestë nga qytetarë kryesisht nga Kukësi dhe familjarë të personave të ndaluar që dyshohen se janë të përfshirë...

Përfshihet nga flakët kulla Trump në New York

    Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe 4...

Hamasi thirrje palestinezëve në mbështetje të Jerusalemit

Organizata palestineze Hamas u bëri thirrje palestinezëve që të mblidhen në “Mbështetje të Jerusalemit”, duke e shpallur ditën e premte si “E premtja e...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...