COVID-19/ 28 raste të reja në Shqipëri, mes tyre një fëmijë, shkon në 361 numri i të prekurve

Shqipëria vijon të mbajë një numër të lartë të të prekurve nga koronavirusi, referuar shifrave nga dita e parë e shfaqjes së epidemisë në vend.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit.

Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërsa numri total shkon në 361 të prekur. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 5. April 2020

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi