Conte: Nuk mund të presim gjersa të zbulohet vaksina

Kryeministri Conte në Dhomën e Përfaqësuesve të parlamentit u adresua mbi emergjencën e krijuar nga pandemia COVID-19, e cila la tre muaj pas.

“Ndoshta jo të gjithë mund t’i marrin këto vendime të dhimbshme që mund të ndikojnë në të drejtat themelore”, tha Conte në lidhje me masat e marra në fazën e parë të luftës kundër virusit.

“Sot, ne mund të themi se përzgjedhjet që i bëmë në fazën e parë ishin të saktat në aspektin e ndërgjegjes. Tani është koha për të kapërcyer fazën më akute të emergjencës, koha për të rindezur motorin në ekonomi dhe prodhim”, shtoi ai.

Kryeministri italian tha se në fazën e dytë në të cilën gradualisht janë lehtësuar masat, kanë kaluar me përgjegjësi dhe siguri.

“Ne jemi të vetëdijshëm se lakorja e infektimeve mund të ngritet sërish, por e kemi llogaritur këtë gjë dhe do ta mbajmë nën mbikëqyrje. Duhet t’i pranojmë rreziqet e rihapjes, nuk mund të presim deri në gjetjen e vaksinës. Në të kundërtën, aspekti shoqëror i prodhimit rrezikohet në mënyrë të papërmirësueshme”, u shpreh Conte.

Ai deklaroi se janë në pritje të definimit të financimit që do të vijë nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit të goditur nga pandemia.

“I ftoj të gjithë shtetasit që pushimet t’i kalojnë në Itali. T’i zbulojmë bukuritë që ende nuk i kemi parë”, shtoi Conte.

Ai po ashtu paralajmëroi të rinjtë që tubohen për ahengje.

“Ende nuk është koha për ahengje ose dalje natën në mënyrë kolektive. Duhet më shumë se asnjëherë më parë t’i respektojmë distancimin social dhe përdorimin e maskave”,

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ish-të përndjekurit, 500 trashëgimtarë që marrin paratë

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit korrik për të marrë dëmshpërblimin në momentin që Ministra e...

“Gërmime dhe shpyllëzime toke,” arrestohen tre punonjës të administratës në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”, ndërsa...

Novak Djokoviç fiton për herë të shtatë Australian Open

Tenisti serb Novak Djokoviç sot më lehtë se sa pritej e mposhti njërin nga rivalët kryesorë, spanjollin Rafael Nadal në Australian Open. Finalen e turneut...

Së fundi

Indi : Në 24 orët e fundit në Brazil shënohen 602 vdekje nga covid-19.

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 602 vdekje, ndërsa në Indi 425 vdekje. Ministria e...

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së...

239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar OBSH-s,ë ku i kërkohet asaj të rishikojë rekomandimet...

Shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët fitojnë 3 deputetë

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit në Serbi, 3 aleanca politike dhe 4 lista të pakicave arritën të hyjnë në Parlamentin Kombëtar...