KOSOVA

Çmimet e produkteve të konsumit shënojnë rritje në Kosovë!

Spread the love

Çmimet e produkteve të konsumit gjatë muajit tetor janë ngritur për 0.2%, krahasuar me muajin shtator të këtij viti.

Ngritja e çmimeve është evidentuar për bukë dhe drithëra me 0.7%, mishi me 1.3%, perimet 2.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal 1.1%, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind.

“Shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.5%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 1.5% në muajin tetor 2018, krahasuar me muajin tetor 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.2%, mish 4.6%, perime 10.7%, pije alkoolike 3.6%, duhan 2.8%, përdorim i pajisjeve për transportin personal 11.4%, (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet për transport 5.8%, ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror, shërbime hoteliere 2.6%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.2 për qind në IHÇK”, thuhet në komunikatën e AKS-së.

Sipas kësaj kumtese, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: pemë -11.7%, sheqer dhe ëmbëlsira -7.0%), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perime -1.1%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -6.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7%) në IHÇK./Kosova Post/

Related posts

SBAShK-u: Greva në arsim do të fillojë më 13 prill

dritatv

Ambasadori britanik uron qytetarët e Kosovës për festën e Ramazanit

dritatv

Ditët në vijim të “nxehta” për Kosovën, duhet plotësuar ky kusht që të hiqen vizat

dritatv

Leave a Comment