Çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar në rritje

Çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar janë në rritje pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që konsiderohet si matës i çmimit ndërkombëtar të naftës, mbrëmë është rritur për 3.15 për qind dhe arriti vlerën rekord prej 77.21 dollarë për një fuçi.

Këto janë çmime të larta rekord që prej atyre nga nëntori i vitit 2014 kur erdhi deri te shtrenjtimi enorm të këtij energjensi për shkak të krizës të cilën në Irak dhe Siri e shkaktuan terroristët e DEASH-it.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, Irani në fillim të vitit 2016 sërish u bë eksportues i madh i naftës dhe kjo deri diku solli ulje të çmimit.

Administrate e presidentit amerikan, Trump, shkaktoi destabilizim të tregut me paralajmërimin e sanksioneve ndaj Teheranit.

Në tregun amerikan një fuçi naftë është shtrenjtuar për 2.83 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi