Clinton: Krenarë që e kemi njohur Kosovën, e meriton të jetë në BE dhe NATO

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai ka vizituar edhe presidencen ku është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në deklarimin e tij për media, Clinton ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë, zhvillimit dhe paqes në fqinjësi.

“Mendoj se gjithë bota sot, mendojnë se Kosova është shembull i demokracisë, i zhvillimit dhe paqes e të jetuarit në fqinjësi, gjë si te gjitha shtetet duhet të veprojnë brenda dhe jashtë kufijve”, tha Clinton.

Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova meriton të jetë në BE dhe NATO.

“Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur”.

Ai gjithashtu ka theksuar se populli i Kosovës është ai që ka vendosur të jetoj në paqë ndëretnike.

“Unë isha president i SHBA-ve kur ju kishit nevojë për ndihmë, kur kishit nevojë të mos largohenit nga shtëpitë ose të vraheshin civilët. Populli i Kosovës vendosi të kenë një vend të përbashkët, të bëjnë një qeveri dhe të largohen nga lufta për në paqë”, tha Clinton.

Më tutje, ish-presidenti amerikan ka theksuar përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën dhe është shprehur se ajo çfarë SHBA-të kanë bërë nuk do të kishte kuptim nësë Kosova nuk do të ishte shtet.

Ndërsa Clinton ka thënë se gjithcka që kanë bërë në atë kohë nuk do të kishte pasur kuptim nëse njerezit e Kosovës nuk do ta ndërtonin shtetin dhe shoqërinë e tyre.

Ai po ashtu, ka ritheksuar përkrahjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës, duke thënë se është krenar që shteti i tij e ka njohur Kosovën.

Ish-presidenti amerikan është dekoruar me medalen presidenciale, “Urdhëri i Lirisë”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, hap pozitiv”, Presidenti Meta: Ka njerëz nën rrënoja, të shpëtojmë çdo jetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Thumana, teksa shprehu mesazhe ngushëllimi për...

Vazhdon ikja e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Muslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga masakrat dhe incidentet e dhunës në Mianmar, vazhdojnë që të strehohen në Bangladesh. Një zyrtar i lartë...

Në Kosovë janë lëshuar mbi 900 pasaporta diplomatike

    Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë konfirmuar se 871 pasaporta diplomatike për momentin janë aktive në Kosovë. Në këtë shifër nuk hyjnë...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...