Clark: Misioni në Kosovë ende nuk është përmbushur

Në një intervistë, gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka rikujtuar luftën e Kosovës dhe veprimet që sollën fushatën e bombardimeve të NATO-s, nën udhëheqjen e tij, e cila edhe solli çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe pavarësimin e Kosovës, gati dhjetë vjet pas fundit të luftës.

Clark – një gjeneral amerikan me katër yje dhe karrierë superiore i cili në kohën e luftës së Kosovës ishte komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë dhe njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia – foli edhe për nevojën që të përmbyllet ndërtimi i shtetit të Kosovës, derisa paralajmëroi se ende ka kërcënime në rajonin e Ballkanit që mund ta pengojnë progresin, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të Perëndimit në Kosovë dhe rajon, ka thënë Clark në një intervistë. ekskluzive dhënë për mediat e GRUPIT Koha, “Koha Ditore” dhe KTV.

Gjenerali Clark po ashtu theksoi nevojën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë, në të cilën pushteti dhe liderët i shërbejnë vendit, ndërsa ndodh edhe rotacioni demokratik në qeverisje.

“Në demokraci… pritja nuk është të mbetesh në post gjithë jetën”, tha Clark, duke theksuar se për dallim nga vendet e rajonit ballkanik, po edhe të Evropës Lindore në përgjithësi, politikanët në Perëndim çojnë jetë modeste dhe nuk pasurohen nga puna në Qeveri.

Gjeneral – mund t’ju drejtohemi si gjeneral, ndonëse tani jeni të pensionuar?

Wesley Clark: Në rregull, ta vazhdojmë kështu. Por nuk e përdor këtë titull në biznes, zakonisht, ama këtu po.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi