City, shpenzim kolosal, Guardiola kërkon sërish miliona

Në verën e vitit 2016 Manchester City bleu lojtarë të tillë si Gyndoan, Leroi Sane’, Gabriel Hezus, Stons apo Klaudio Bravo që impenjuan sheikun e klubit të bëjë sforcime të mëdha financiare. Verën e kaluar Pep Guardiola imponoi të tjera përmirësime në armatën e tij të yjeve dhe në “Etihad Stadium” zbarkuan Bernardo Silva. Moraesh, Kajl Uoker, Danilo aopo Mendi’.

Blerja më e fundit e Ajmerik Laport në Janar kushtoi plot 57 milionë Paund e pavarësisht të gjithë këtyre goditjeve të bujshme, trajneri i Manchester City është ende i pakënaqur dhe kërkon lojtarë të rinj. Dështimi në Ligën e kampioneve këtë javë i dha fund ambicieve të klubit të paktën dhe një vit, me tifozët që shpresuan më kot se Guardiola do të diktonte rrugëtimin fitues në garën kontinentale.

“Është e pamundur të arrish rezultate si ato që kemi marrë ne, pa futbollistët më të mirë. këta kushtojnë shumë para. Ne duhet të blejmë dhe të luajmë në këtë nivel gjithmonë. Unë nuk do kisha fituar dot trofe te Barcelona apo Bayern, pa lojtarët e mëdhenj”, tha trajneri i City.

“Ndoshta në dy vitet e fundit këtu në Manchester është shpenzuar shumë, por në një mesatare kontinentale, ka shumë ekipe që kanë shpenzuar sa ne, për lojtarë cilësore”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola ka përdorur 450 milionë paund nga pasuria e sheikut Mansur që kur firmosi me Sitin para dy vjetësh. Në fundine këtij sezoni, si provë për këto investime, ai do të ketë kupën dhe titullin e Premier Ligës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi