ZVICER

Cilat profesione në Zvicër janë më të paguara?

Spread the love

Statistikat e publikuara tregojnë pagat në Zvicër, që nga shoferi i taksisë, e deri tek diplomati.

Ashtu si kudo në botë, pagat në Zvicër dallojnë në varësi të faktorëve, si arsimimi, gjinia, përvoja apo vendndodhja.

Sipas statistikave shefi i misionit në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme ka një pagë 13,555 franga në muaj, apo në vendin e parë sa i përket pagave më të larta.

Në vendin e dytë është zyrtar i trajnimit të ushtrisë, që ka pasur edhe rritjen më të madhe, derisa tani paguhet 8,192 franga në muaj.

Në vendin e tretë është mësues i shkollës fillore, që ka pasur një rritje të madhe, dhe tani mësuesit paguhen 6,981 franga në muaj, edhe pse varet nga kantoni.

Gazetarët (në vendin e katërt) fitojnë mesatarisht rreth 6440 franga në muaj pas përvojës 3-vjeçare.

Në vendin e pestë është mami. Ato përfitojnë rreth 6,189 CHF në muaj.

Muratori është në vendin e gjashtë, sa i përket pagesës. Punëtorët e ndërtimit është thënë se paguhen pak, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse kanë përvojë pune katër vjet, atëherë marrin 5.553 franga në muaj.

Gjithashtu edhe mësues i fëmijëve paguhet mjaft mirë, dhe në vitet e fundit ka pasur mjaft rritje të pagës. Në kantonin e Cyrihut paguhen 4.977 franga.

Zdrukthëtar është një profesion ku paga ka shkuar duke u zvogëluar, por tani paguhet 4.435 franga në muaj. Është në vendin e tetë.

I nënti është Bibliotekari me 4 mijë franga në muaj. I fundit është shofer taksie me 3200 franga në muaj, ku ka pasur rënie të madhe në vitet e fundit.

Ndërsa pagat e Zvicrës mund të duken të larta për njerëzit jashtë vendit, është e rëndësishme të mbani mend se Zvicra gjithashtu ka një kosto shumë të lartë jetese. Për shembull, njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm me qira./Albinfo.ch/

Related posts

10 vendet më të mira për të skijuar, tri vendet e para mbahen nga Zvicra

dritatv

Parlamenti i Valisit kundër ndalimit të shamisë myslimane në shkolla, SVP proteston

dritatv

Zviceranët po blejnë gjithnjë e më shumë biçikleta elektrike

dritatv

Leave a Comment