Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiçit

Kryeministrja e Serbisë Sana Bërnabiç pas përfundimit ë mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka thënë se vendim i Kosovës për dialogun (Platforma) është në “kundërshtim me mendjen e shëndoshë”, përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti“.

“Miratimi i Platformës është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë. Reagimi ynë do të jetë i matur”, citohet të ketë thënë Bërnabiç pas përfundimit të mbledhjes që e kishte thirrur Vuçiç.

Ajo ka theksuar se “Kosova nuk ka bërë asgjë nga dialogu i Brukselit”.

“E ai ka qenë kurrizi i Marrëveshjes së Brukselit “, ka thënë ajo dhe ka shtuar se kjo ka qenë goditja e parë e Kosovës .

“Goditja e dytë ka qenë vënia e taksës e cila për shkak të reagimit të butë të vendeve perëndimore është ngritur në 100 për qind. Kosova i ka dërguar mesazh të qartë SHBA-së se nuk do t’i heqë taksat”, ka deklaruar Bërnabiç.

Goditja e tretë, ka thënë kryeministrja serbe, ka qenë miratimi i Platformës së Kosovës për dialog.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi