Cikloni “Bulbul” godet Bangladeshin dhe Indinë, 14 të vdekur

Si pasojë e stuhive dhe shirave intensivë që ka shkaktuar cikloni “Bulbul” i cili ka goditur Bangladeshin dhe Indinë kanë humbur jetën të paktën 14 persona.

Si pasojë e aksidenteve dhe fatkeqësive nga shirat intensivë në zonat të ndryshme të rajonit Bengali Perëndimor në Indi kanë humbur jetën 7 persona.

Ndërkohë që zyrtarët indianë kanë njoftuar se për shkak të ciklonit janë rrëzuar një numër i madh i pemëve dhe janë këputur linjat e furnizimit të energjisë.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi ka vënë në dukje se ka biseduar me kryetaren e rajonit të Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee. “Nga qendra kemi siguruar të gjithë ndihmën e mundshme”, tha ai.

– Në Bangladesh 7 të vdekur

Për shkak të ciklonit i cili është efektiv në rajonet bregdetare të Bangladeshit deri më tani kanë humbur jetën 7 persona.

Ministri i shtetit përgjegjës për menaxhimin e katastrofave, Enamur Rahman tha se në rajonet bregdetare të vendit janë dëmtuar 5.000 shtëpi.

“Para se cikloni të godiste vijën bregdetare u evakuuan më shumë se 2 milionë”, persona tha Rahman, duke shtuar se janë anuluar lejet e punonjësve të sektorit publik në 13 zonat që ndodhen në vijën bregdetare.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se më shumë se 200 mijë hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi