Cikalleshi gjen sërish rrjetën në Turqi

Sokol Cikalleshi ka shënuar një tjetër gol me peshë në kampionatin turk, teksa ka ndihmuar skuadrën e tij, Osmanlispor të marrë një barazim 3-3 ndaj Trabzonsporit.

Në sfidën e javës së 29, Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe rihapi takimin duke e çuar rezultatin në 2-3, ndërsa takimi i barazua nga Cagiran në minutën e 83-të.

Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 73-të, kur mori një top të bukur pranë pikës së penalltisë dhe pasi shmangu ndërhyrjen e një mbrojtësi kundërshtar, kaloi topin poshtë këmbëve të portierit.

Ky barazim ishte me mjaft vlera për Osmanlispor, që po lufton për t’i shpëtuar rënies nga Superliga turke, ndonëse ndodhet në pozita aspak komode./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi