Cigaret në Shqipëri do shiten me imazhet e rënda

Duhanpirësit, para se të tymosin do të përballen me imazhe aspak të këndshme në paketën e tyre duke u kujtuar se duhani dëmton shëndetin, si në këto foto.

Kjo është një tjetër nismë për të ndikuar në uljen e duhapirësve në vendin tonë.

Imazhet informuese së bashku me informacionin do të vendosen në të dy anët e paketës duke zënë 65 % të faqes ballore dhe të pasme të saj. Paketat me figura do t’i hasim në tregun shqiptar pas dy vitesh  duke u dhënë kohë kompanive që importojnë të shesin sasinë që disponojnë . Imazhet që janë miratuar nuk janë ato që përdoren në vendet e Bashkimit Evropian.

Ligji antiduhan nisi të zbatohej në Shqipëri në vitin 2013 dhe në 2015-m, ministria e Shëndetësisë u vlerësua me çmim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kufizimin e duhanpirjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi