Champions League, UEFA ndryshon rregulloren e shortit!

Ndryshim që do të nisë që nga short i ardhshëm, që do të hidhet të premten e 15 marsit në Nion dhe do të përcaktojë çiftet çerekfinaliste. Deri këtu asgjë e çudtishme, pasi në çdo sezon pas fazës së 1/8-ave, ekipet e kualifikuara mësojnë rivalet e ardhshme.

Por kësaj radhe skuadrat do të mësojnë rrugëtimin e tyre deri në finale! Kjo sepse skuadrat do të dinë edhe cilat do të jenë çiftet gjysmëfinaliste në rast kualifikimi dhe më pas, logjikshëm dhe finalen.

Shorti i çerekfinaleve do të jetë i lirë. Mund të përballen skuadrat e të njejtit shtet. Deri më tani, ekipet e kualifikuara janë Mançester Junajtid, Ajaksi, Porto dhe Totenhemi, ndërsa javën e ardhshme do të mësohen dhe 4 çerekfinalistet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi