Champions apo titullin në Premier? Shihni si përgjigjet Klopp

Me fitoren 2-0 në sfidën e vajtjes, Liverpool ka në dorë biletën për në gjysmëfinalet e Champions League. Këtë e thotë edhe parashikimet, që e shohin skuadrën e Jurgen Klopp jo vetëm mes katër më të mirave të Europës, por edhe një favorite kryesore për të fituar trofeun. Por tekniku gjerman largon euforinë në prag të ndeshjes së kthimit në transfertën e Portos.

D4rkqkvw4aemtgi

“Edhe pse jemi përpara me fitoren 2-0, gjithçka mbetet e hapur. Nuk jemi të çmendur që të nënvlerësojmë Porton. Jemi këtu për t’u kualfikuar dhe jo për të fituar 5-0”, ishin fjalët e Klopp në konferencën për mediat. Përveç Champions, Liverpool është në garë edhe për titullin në Premier League. Dy objektiva të rëndësishëm, por Klopp nuk peferon të zgjedhë mes tyre. “Tani luajmë në Champions, ndërsa të dielën flasim për kampionatin”, është shprehur trajneri gjerman, që pret ndeshjen kundër Portos pa mungesa të rëndësishme dhe projekton sërish sulmin me tre, Salah-Firmino dhe Mane.

07510381

Ndryshe nga Liverpool, për Porton nevojitet një sipërmarrje e vërtetë për të përmbysur humbjen e pësuar në “Anfield Road”. Këtë e di shumë mirë edhe trajneri Sergio Conceiçao, që gjithsesi nuk ndjehet I dorëzuar. “Nisemi në një situatë aspak të favorshme dhe përballemi me një skuadër shumë të fortë. Ne vetëm mund të përgatisim ekipin, porn ë fushë zbresin lojtarët, të cilët duhet të bëjnë një ndeshje të madhe”, është shprehur trajneri portugez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi