Çfarë thuhet në raportin e Komisionit Europian për Serbinë?

Progresi i përgjithshëm i avancimit të Serbisë drejt BE-së varet nga avancimi në fushën e reformave të sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në raportin e progresit të Komisionit Europian për Serbinë. 

KE në raport thekson se Serbia duhet që në mënyrë të rëndësishme të thellojë angazhimin e vet në dialogun me Kosovën, që përfshin implementimin e marrëdhënieve të arritura për energjinë, urën në Mitrovicë, menaxhimin e vendkalimeve dhe njohjen e diplomave.

Iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është vlerësuar si e mirëseardhur dhe Serbisë i bëhet thirrje që të vazhdojë të luajë rol pozitiv me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve në rajon dhe ruajtjen e stabilitetit.

Në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, KE insiston në vazhdimin e dialogut dhe njëkohësisht thuhet në raport se Serbia duhet të bëjë përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve që do të çojnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, e cila do të definohet me marrëveshjen e obliguar ligjërisht./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi