Çfarë po ndodh në Shkodër? Lleshaj e Veliu zbarkojnë sërish atje!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i shoqëruar edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë udhëtuar sot drejt Shkodrës. Gazetari Seand Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ministri Lleshaj dhe drejtori i Policisë po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Prefekturës së qytetit.

Kujtojmë se qyteti i Shkodrës ka qenë një ndër qarqet, ku Policia e Shtetit ka përqendruar forcat e saj pas ngjarjes së fundit, ku dy vëllezër mbetën të vrarë pak ditë më parë. Ende nuk ka detaje se për çfarë po diskutohet mes Lleshaj, Veliut dhe drejtuesve të Prefekturës së qyteti  të Shkodrës.

Ditën kur qyteti verior u trondit nga vrasja e dyfishtë  e vëllezërve Bilali,  kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu menjëherë  vendosi të largonte nga detyra kreun e policisë në qytetin verior, Vehbi Bushatin.

Nga ana tjetër, duke pranuar situatën e rëndë dhe frikën e instaluar tek qytetarët, ministri i Brendshëm tha se ekzekutimi i dy vëllezërve, dyshohet të jetë kryer për larje hesapesh.
Mes tjerash,  Lleshaj pohoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi Policia dhe strukturat e saj po punojnë fuqimisht për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi