Çfarë kërkoi Haradinaj për rastin e “gulenistëve”?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, mbas mbledhjes së Këshillit të sigurisë tha se ka kërkuar hetime të gjithanshme rastin e depërtimit të mshefttë të turqve.

“Kemi vendos me kërku hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim e në disa inspektime, pra në bazë të përgjegjësive të mija.

Konstatojmë se gjendja e sigurisë në Kosovës është stabile është e qetë, qytetarët mund të ndihen të qetë” ka thanë ai.

Ndër të tjera, kryeministri ka folë edhe për shkarkimin e ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI’s, për të cilët tha se e ka humbë besimin në ta, prandaj janë shkarku./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi