Çfarë i ndodhë organizmit nëse hani hurma çdo ditë?

Hurmat janë shumë të shijshme dhe të ëmbla, por gjithashtu të mbushura me shumë vlera ushqyese, vitamina, antioksidantë, sheqerna që treten lehtë dhe mikronutrientë që na përmirësojnë shëndetin në mënyra të ndryshme.

Ato kultivohen në shtete përreth Mesdheut, Afrikës Veriore dhe Azisë, ndërkaq shumica e atyre që shiten në shtetet Perëndimore janë hurma të thara.

Hurmat e thara janë më të pasura me sheqer dhe përbërës felonik (antioksidantë bimor) sesa hurmat e freskëta.

Hurmat janë po ashtu të pasura me vitamina të grupit B, me vitaminë A dhe K, por edhe me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, etj.

Gjithashtu, ato përmbajnë fluorin elementar i cili i mbron dhëmbët, dhe selen. Ndër tjerash janë të mbushura me proteina dhe i përmbajnë 23 amino acide të ndryshme.

Rrjedhimisht, hurmat janë të mbushura me përfitime shëndetësore. Disa prej përfitimeve shëndetësore që i gëzoni kur i konsumoni hurmat përditë, janë:

Hurmat janë dëshmuar se i parandalojnë sëmundjet neuro-degjenruese për shkak të sasisë së lartë të antioksidantëve që i kanë, të cilat i luftojnë inflamacionet dhe stresin oksidativ në tru. Ato e parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe i reduktojnë dëmet në memorie

Hurmat kanë efekte antipezmatuese të cilat i parandalojnë infeksionet dhe sëmundjet e ndryshme kronike, siç është kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti

Ato janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë sistemin e tretjes, e trajtojnë kapsllëkun, e rrisin numrin e baktereve të mira në lukth, etj.

Përbërësit e shumtë felonik në hurma i menaxhojnë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve për ta përmirësuar shëndetin vaskular

Hurmat janë të pasura me kalium, magnez dhe antioksidantë, prandaj e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe i zvogëlojnë rreziqet e ndryshme kardiovaskulare. Gjithashtu, ekstraktet që gjenden në hurma i riparojnë indet e zemrës pas sulmit

Antioksidantët që gjenden në hurma e përmirësojnë shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, por edhe i riparojnë dëmet në mëlçi që shkaktohen nga toksinat

Hurmat mund të konsumohen nga personat me diabet, pasi që nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak pas shujtave

Ju mbrojnë nga dëmtimet e nervave

Janë të mbushura me fibra dhe sheqerna të shëndetshëm që e mbushin trupin energji, ju ngopin dhe e promovojnë humbjen e peshës.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Qeveria e Zvicrës planifikon 28 miliardë franga për arsimin

Qeveria Federale planifikon që gjatë katër viteve të ardhshme të shpenzojë më shumë para për arsimin dhe kërkimet shkencore. Trajnimet profesionale dhe...

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çfarë biseduan!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett ku kanë biseduar për...

Policia britanike liron me kusht tre të dyshuarit në rastin e kamionit me viktima

Policia britanike ka bërë të ditur se tre të dyshuarit që u arrestuan për vdekjen e 39...

Së fundi

Ndjekje si në filma në Qafë Thanë, trafikantët rrezikojnë jetën e punonjësve për të shpëtuar drogën, arrestohet njëri

Policia ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, të cilët tenatuan të kalojnë 32 kilogram kanabis drejt Maqedonisë...

Indi, rastet ditore të zbuluara me COVID-19 arrijnë 60 mijë për të dytën ditë radhazi

India gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 61.537 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shënuar për dy ditë...

Dalin pamjet e aksionit të policisë për kapjen e vrasësve në Elbasan, momenti kur RENEA kërkon thikën në lumë

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Shkumbini”, ku u arrestuan autorët e dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Siç bëjnë...