Çfarë do të ndodhë nëse mbyllet Facebook-u?

Përshëndetje të gjithëve, jam Mark Zukerberg, dhe po ju jap një njoftim të rëndësishëm. Pas shumë reflektimesh, vendosa që unë Zukerberg të mbyll Facebook. Ok, mos u tmerroni. Me lejoni të shpjegohem. Dua që të gjithë ta dini, se kam dëgjuar kritikat dhe shqetësimet tuaja rreth Facebook. Dhe kohët e fundit, pasi bëra një vëzhgim serioz mbi ndikimin e Facebook në botë, konstova se problemet me shqetësuan edhe mua.

Unë e krijova Facebook, për t’u lidhur dhe bërë njerëzit bashkë. Por tani 14 vjet më vonë, studimet kanë treguar se kalimi shumë kohë në Facebook, mund të krijojë tek njerëzit ndjenjën e izolimit dhe vetmisë. Dhe ndoshta shumë prej jush kalojnë shumë kohë në FB. Ne kemi përpiluar të dhëna, që sugjerojnë se çfarë zgjedhin njerëzit të ndajnë në Facebook. Nuk e dimë se sa përputhet kjo me realitetin. Nga e dimë ne këtë do të pyesni ju? E dimë. Bëra thjesht shaka djema.

Atëherë ka edhe lajme të rreme, organizata dhe qeveri që përpiqen të përdorin Facebook për të minuar demokracinë, dhe të dhënat e përdoruesve, duke dhunuar privatësinë. Po, unë jam i shqetësuar edhe për këtë. Prandaj çështja kryesore është nëse Facebook, është ende diçka e mirë për botën. Imagjinoni një moment një botë pa Facebook, një botë që nuk ndriçohet nga drita artificiale e një ekrani LED, por e ngrohur nga rrezatimi që i jep jetë Diellit tonë. Nëse s’do të kishte Facebook, ne nuk do të ishim të fiksuar të kërkonim vlerësimin e vetes sonë, duke e portretizuar jetën tonë plot fantazi online. Ne nuk do të shqetësohemi shumë, nëse privatësia jonë ishte e kompromentuar. Ndoshta atëherë ne do të ndiheshin më pak të rrezikuar, dhe më të sigurt.

E dini se Facebook synonte të na bënte bashku, por në fakt  a kemi vërtetë nevojë për të? Unë kam thënë gjithnjë, që Facebook duhet të jetë një burim për ndryshime pozitive në botë. Nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë unë mendoj se jam i detyruar të bëj diçka për këtë problem. Dhe kjo është arsyeja pse unë duhet të mbyll Facebook-un si dhe të gjithë platformën. Tamam kështu. Unë jam i sigurt, që me mbylljen e Facebook për një qëllim të mirë, të gjithë do te jeni të lirë, të dilni jashtë dhe të gëzoni jetën./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi