‘Çështja Shullazi’, KLGJ-ja cakton gjyqtaren e tretë (Emri)

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. “BalkanWeb” mëson se KLGJ-ja ka caktuar gjyqtaren Valdete Hoxha, ndërsa ajo është anëtare e Apelit të  Tiranës.

Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre. Ky proces është shtyrë për disa herë pasi nuk plotësohej trupa gjykuese për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi