Çështja e detit/ Rama takon nesër në Athinë homologun Mitsotaksis, në darkë takim me Mogherinin në Bruksel

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në forumin BE-Ligës Arabe që do të zhvillohet në Athinë.

Gjatë qëndrimit atje Rama do të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, ku do të diskutojë për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është çështja e detit.

Pas takimit me homologun grek, mbrëmja kryeministrin Rama do ta gjejë në Bruksel në një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të thirrur nga Federica Mogerini.

Në muajin shtator kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim e homologun grek në Neë York. Për këtë takim mediet greke shkruan se homologu grek i kishte kërkuar Ramës respektimin e drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe jo shpronësimeve në zonën e Himarës. Gjithashtu Greqia i kishte konfirmuar kryeministrit shqiptar Greqia nuk do të japë një PO për çështjen e negociatave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi