Cërrik,Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, Kushtetuta s’është top lecke

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ndodhur në Cërrik aty ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, nuk nguroi të shigjetojë opozitën. Rama u shpreh se opozita s’do ta ketë të mundur të imponojë logjikën e kasolleve dhe molotovit në Shqipëri.

“Ata edhe sot duan ta kthejnë pas Shqipërinë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin në rrugë kundër zgjedhjeve. Në vend të dalin para popullit, kërcënojnë se nuk do e lënë të votojnë. Kanë frikë të ballafaqohen në rrugë demokratike. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë, prandaj duan të imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Një gjë ta kenë të sigurt: Ata janë të lirë, në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre. Nuk i pengojmë të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin dot për ne e për Shqipërinë”,- tha Rama.

I vendosur për të mos i shtyrë zgjedhjet, kryeministri tha se Kushtetuta e vendit nuk mund të trajtohet si një top lecke.

“Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. S’mund t’i hapim rruge politikës destruktive. S’mund të lejojmë të luhet me Kushtetutën si me një top lecke. Nuk mund të bëjë askush pengmarrësin e procesit demokratik, kjo nuk është parë asgjëkundi dhe nuk do shihet as këtu. Ne padyshim kemi gabimet tona, të metat tona, kemi shumë gjëra për të bërë akoma. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm në imagjinatë, por ama më të mirë se ne as ka pas dhe as nuk ka”,- shtoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi